
Derbi Partizani-Tirana nuk mund të ndalojë as gjatë karantinsë. Edhe pse prej dy muajsh në Shqipëri nuk luhet futboll për shkak të pandemisë, dy klubet dhe tifozët vazhdojnë “thumbimet” në rrjetet sociale.
Këtë herë është Zv.Kryeministri Erion Braçe, tifoz i “zjarrtë” i Partizanit që “thumbon” Tiranën dhe tifozët bardheblu në Instagramin e tij. Në një postim ai kujton fitoren e të kuqve me golin e Sukajt në “Selman Stermasi”.
“Nuk mbarojnë! Dy muaj e pak në karantinë, nuk mbarojnë golat, as fitoret! Rekordi në histori prej FK Partizani! Edhe prej djemve si Xhevahir Sukaj! Natën e mirë edhe për sot!”, shkruan Braçe në postimin e tij.
Poll