ELBASANI 3-1 KASTRIOTI (Greca 13', 38', Hasani 52' / Da Silva 62')
Elbasani ka fituar pa probleme përballë Kastriotit. Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”, të besuarit e Nevil Dedes triumfuan me rezultatin 3-1. Golat për verdheblutë u shënuan nga Greca që tundi rrjetën e krutanëve dy herë dhe Edon Hasani. Në krahun tjetër, golin e vetëm për skuadrën e Kastriotit e shënoi Da Silva.
Me këtë fitore Elbasani ngjitet në vendin e dytë me 25 pikë të grumbulluara, 4 më pak se Bylis i vendit të parë. Ndërsa Kastrioti mbetet në vendin e tetë me 11 pikë.
Kategoria e Parë: Java e 12-të
Stadiumi: “Elbasan Arena”
Arbitër:
FORMACIONET ZYRTARE:
ELBASANI: Totoshi, Zaimi, Pere, Karakaçi, Greca, Flores, K. Kasa, Hasani, A.Kasa, Lleshi, Broshka. Trajner: Nevil Dede
KASTRIOTI: Malaj, Neziri, Arapi, Hodo, Kodra, Doseh, Da Silva, Musaj, Saliaj, Zhivanaj, Joao. Trajner: Ramadan Ndreu
Komenti minutë pas minute:
62' GOOOOL! Da Silva shënon për Kastriotin dhe çon ndeshjen në 3-1. (VIDEO)
52' GOOOOL! Edon Hasani shënon të tretin për Elbasanin. (VIDEO)
38' GOOOOL! Bedri Greca shënon golin e dytë personal dhe të dytin për Elbasanin. (VIDEO)
22' Dalja e gabuar e portierit të Elbasanit, për pak sa nuk i sjell golin e barazimit Kastriotit. (VIDEO)
13' GOOOOL! Greca kalon Elbasanin në avantazh. (VIDEO)
11' Elbasani pranë golit të avantazhit, por fati është me Kastriotin. (VIDEO)
1' Skuadrat në kërkim të fitores, starton sfida në Elbasani – Kastrioti