VIDEO EKSKLUZIVE/ "Moj lulije", Sylvinho e "djeg" me Artiola Toskën, trajnerët e Kombëtares siç nuk i keni parë asnjëherë
Shkruar nga NEWSPORT
Festa e kuqezinjve mbrëmjen e djeshme nuk ka mbaruar në stadium. Stafi dhe të gjithë skuadra janë zhvendosur në një nga klubet e kryeqytetit për të festuar më gjatë. E gjthë festa është legjitime, teksa Sylvinho dhe stafi i tij kërcejnë si asnjëherë më parë.
Në në një video të siguruar nga “Newsport.al”, shihet Sylvinho dhe Zapaleta duke kërcyer nën ritmes e këngës së Artiola Toskës, “Moj Lulie”. Dyshja po e shijojnë në maksimum festën dhe e “djegin” duke kërcyer, teksa për një moment kanë lënë “skemat” dhe përgatitjen e skuadrës.
Kujtojmë se me barazimin që kuqezinjtë morën mbrëm ndaj Ishujve Faroe e mbyllin grupin E në vendin e parë me 15 pikë dhe tashmë do të nisin të bëjnë gati “valixhet” për në Gjermani vitin e ardhshëm.