Edon Zhegrova është shfaqur protagonist në ndeshjen e sotme që ekipi i tij Lille, luajti në shtëpi përballë Toulouse. Sfida e vlefshme për javën e 12-të të Ligue 1 përfundoi në barazim 1-1.
Zhegrova ishte ai që “gatoi” golin e shënuar nga Lille, pasi në minutën e 30’ futi në zonë një top fantastik. Top i cili u dërgua në rrjetë nga Yoro.
Sulmuesi dardan kujtojmë që nuk u la nga klubi francez që t’i bashkohej përfaqësueses së Kosovës në ndeshjen që këta të fundit do të luajnë kundër Izraelit. Sfidë do të zhvillohet mbrëmjen e sotme.
Poll