Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ E treta në Botëror, 100 mijë kroat presin si heronj Modric me shokë pas kthimit në shtëpi

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ E treta në Botëror, 100 mijë kroat presin si heronj Modric
Mbi 100 mijë njerëz entuziastë mirëpritën Kombëtaren Kroate në Zagreb, mbrëmjen e djeshme, në kthimin e tyre në shtëpi pas fitimit të medaljes së bronzit në Kupën e Botës. Në sheshin qendron Bana Jelacica, një vend tradicional për tubime dhe festime, Modric me shokë u pritën si heronj me kore e muzikë. Nga aeroporti ata mbërritën në qendër të kryeaytetit në autbosuin e hapur. “Përshëndes Zagrebin dhe gjithë Kroacinë. Pas katër viteve e gjysmë jemi sërish këtu,” tha kapiteni Modric duke iu referuar festimeve të ngjashme në 2018-tën ku arritën vendin e dytë në Botërorin e Rusisë. “Donim të sillnim trofeun por medalja e bronztë është përsëri një arritje e madhe dhe festimet tuaja sot vërtetojnë këtë. Jam i sigurtë që Kroacia do të jetë kampione bote në të ardhmen,” shtoi 37-vjeçari i cili ka deklaruar se do të vazhdojë të luajë të paktën deri në finalet e Nations League. [gallery ids="672313,672314,672315,672316,672317"]
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga