VIDEO/ E papublikuar mbrëmë, Skuka zbriti në fushë, reagimi spektakolar i tifozëve të Partizanit
Shkruar nga NEWSPORT
Partizani u shpall Superkampionja e Shqipërisë mbrëmë teksa fitoi Superkupën e Shqipërisë përballë Egnatias. Të kuqtë iu falën një gafe të rëndë të portierit kundërshtar, Alen Sherri, i cili ‘asistoi’ Arinaldo Rrapaj që feston me gol trofeu ‘Topin e Artë’.
Festa ishte e madhe në kampin e kuq dhe protagonistët e fushës si dhe ata të zyrave u drejtuan drejt tifozëve për të përjetuar së bashku këtë sukses. Mes të pranishmëve ishte edhe Xhuliano Skuka, sulmuesi që bëri dashamirësit e kuq të dashurohen edhe me të falë golave që shënoi gjysmën e parë të sezonit të shkuar, gola që ndihmuan Partizanin të shpallej kampion i Superiores.
Me të parë Skukën në fushën e lojës, tifozët nisën me koret “Xhuliano Skuka, Xhuliano Skuka”. Dashuria është ende e madhe mes tyre dhe duket më e fortë se kurrë. Skuka aktualisht po shijon pushimet pas pauzës së kampionatit në Slloveni, aty ku me Maribor po lufton për një vend në kupat e Europës.