Ndeshja e sotme për Shaqirin ishte një nga më të mirat e zhvilluara me përfaqësuesen e Zvicrës. Loja e mirë iu shpërblye në momentin që shënoi një eurogol në minutën e 82. Prej kohësh ai ishte vendosur në qendër të kritikave nga mediat zviceriane dhe jo vetëm, por me atë eurogol mesfushori u mbyll gojën të gjithëve.
Pavarësisht golit, Zvicra e tij nuk mundi të kualifikohej sepse nga pika e bardhë e 11-metërshave shqiptari tjetër që luan me fanellën e helvetëve, Graniti, gaboi duke e kthyer këtë ekip në shtëpi. Shaqiri u shpall ”Njeriu i Ndeshjes” nga UEFA për kontributin e dhënë në fushë sot.