Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Dy supergola vulosin sfidën, Egnatia dhe Dinamo ndajnë 1 pikë që kënaq vetëm rrogozhinasit

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Dy supergola vulosin sfidën, Egnatia dhe Dinamo ndajnë 1

Egnatia 1-1 Dinamo City

Superiore: Java 26

Stadiumi: Egnatia Arena

Arbitre: Emanuela Rusta

Formacionet zyrtare:

Egnatia (4-3-3): Sherri; Fangaj, Malota, Dulysse, Xhemajli; Ahmetaj, Zejnullai, Ibrahimoglu; Drame, Montenegro, Spahiu. Trajner: E. Tetova

Dinamo (4-2-3-1): Sali; Marku, Janku, Mija, Lorran; Qefalija, Goudiaby; Zabërgja, Denisson, Vila; Kaçorri; Trajner: D. Mehmeti

Komenti minutë pas minute:

90+5' Përfundon ndeshja.

82' Fallso e rrezikshme e topit, goditja e Zejnullait shkon ngjitur me shtyllën. (VIDEO

71' Zabërgja godet fluturimthi diagonal brenda zonës, por topi shkon mbi traversë.

63' Asist perfekt i Zabërgjas dhe Kaçorri si 'Van Persie', Dinamo rikthen baraspeshën. (VIDEO)

57' Kaçorri ul një top me kokë për Mijan i cili 2 metra larg portës e dërgon sferën shumë lart. (VIDEO)

53' Dinamo pranë golit të barazimit, krosim nga këndorja dhe Kaçorri gjendet bosh para portës, por devijimi i tij me kokë shkon jashtë.

50' Një magji zhbllokon sfidën, Arbin Zejnullai shënon eurogol për t'i dhënë epërsinë Egnatias (VIDEO)

46' Nis pjesa e dytë.

45+2' Mbyllet pjesa e parë.

37' Kaçorri pason për Vilën i cili godet, por larg kuadratit.

27' Pretendime për penallti nga Dinamo pas një gjuajte të Markut, arbitrja Rusta mban avantazhin. (VIDEO)

24′ Marku provon me një gjuajtje nga distanca, por topi shkon shumë larg kuadratit.

12′ Dinamo rrezikon me Markun, Denisson e Kaçorrin, por ky i fundit ishte offside. (VIDEO)

5′ Spahiu gjuan nga distanca dhe topi shkon ngjitur me shtyllën. (VIDEO)

1' Starton ndeshja në Rrogozhinë, ekipet duan fitoren.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga