Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Dy mbrojtës nderojnë Tiranën, bardheblutë mposhtin Bylisin në "Selman Stermasi"

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Dy mbrojtës nderojnë Tiranën, bardheblutë mposhtin

Tirana-Bylis 2-0

NDESHJA: Tirana merr fitoren e dytë radhazi. Bardheblutë mposhtën pastër 2-0 Bylisin në "Selman Stermasi", falë golave të Behiratche dhe Ismajlgecit. Një ndeshje jo me shumë raste për shënim, por Tirana arriti ta administronte siç duhet. Në goditjen e parë në portë, bardheblutë shënua gol pasi mbrojtësi Behiratche me kokë mposhti portierin Qirko. Në fraksionin e dytë, sërish Tirana gjeti golin e këtë herë me një tjetër mbrojtës, Ismajlgecin që me një gjuajte brenda zonës e dërgoi sërish në rrjetë. Me këtë 3 pikësh, Tirana shkon në kuotën e 32 pikëve në vend të 5-të, ndërsa Bylis në vend të 8 me 18 pikë.

Formacionet zyrtare:

Tirana: Bekaj, Tosevski, Hoxhallari, Behiratche, Halili, Çelhaka, Toli, Gyamfi, Ismajlgeci, Seferi, Vayrynen Trajner: Orges Shehi

Bylis: Qirko, Preka, Janku, Ndreca, Stojanovic, Lorran, Antony, Ujka, Hadroj, Nebihu, Mehmetllari. Trajner: Veljko Dovedan

Gjyqtar: Mario Shabanaj

Komenti minutë pas minute:

90' Mbyllet ndeshja, dy mbrojtës nderojnë bardheblutë.

72' GOL! Çfarë gafe e lojtarit të Bylisit, Lorran i hap udhë topit brenda zonës, gjuan Ismajlgeci brenda zonës dh mposht Qirkon.

69' Shehi hedh në fushë Vangjelin, del nga loja Halili.

48' Mundësi e mirë për Bylisin, Antoni driblon bukur Behiratche dhe gjuan, por grushton Bekaj.

46' Nis pjesa e dytë, Bylis bën dy ndryshime, në fushë Harba dhe Muçollari, largohen Ujka dhe Nebihu.

45' Mbyllet pjesa e parë, Tirana fiton minimalisht 1-0.

40' GOL! Zhbllokohet ndeshja, Tirana bëm goditjen e parë në portë dhe shënon. Ismajlgeci kroson në zonë dhe Behiratche me kokë e dërgon në rrjetë

38' Lorran pengon Halilin brenda zonës, gjyqtari vijon lojën, protesta nga ana e Tiranës.

28' Tjetër mundësi për ballshiotët, Antoni gjuan brenda zonës, por topi largohet nga mbrojtja bardheblu.

12' Shansi i artë për Bylisin, Celhaka humbet një top në mesfushë, përfiton Bylis me Antoni që pason për Ujkë, por i ky i fundit nuk shërben siç duhet.

1' Starton ndeshja, topi i parë shkelomet nga Tirana.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga