Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Dueli me Vinicius, Ivan Balliu zbulon “trukun” si e ndali brazilianin: E kapa pak nga veshi

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Dueli me Vinicius, Ivan Balliu zbulon “trukun” si e ndali
Rayo Vallecano bëri suprizën e javës së 13-të në La Liga, pasi skuadra ku luan edhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Ivan Balliu ia doli të mposhte 3-2 Real Madrid. Shumë u përfol edhe për performancën e Balliut. Mbrojtësi shqiptar shkëlqeu dhe njëkohësisht ishte protagonist i disa dueleve me Vinicius. Të gjithë kërkonin kartonin e kuq për Balliun, por nuk mendonte kështu gjyqtari i sfidës. Pas këtij 3 piëkshi dhe pëformance për t’u mbajtur mend ka folur edhe vetë Balliu, i cili ka treguar edhe “trukun” se si ia doli të ndalte Vinicius. “Djalit i thashë sot në mëngjes që fituam sepse dje ishte në gjumë, është vetëm 4 vjeç. Kur shkon ora 9 bie në gjumë. Kur nuk është ky orar kaq i vonë, zakonisht vjen në stadium. Polemikat me Vinicius? Po është e vërtetë që e godita atë, e kappa pak nga veshi, por e ekzagjeruan shumë. Nuk ka asnjë qëllim për t’i shkaktuar një dëmtim apo të kishte teprim në ndërhyrjen time. Kam marrë shumë mesazhe, por kjo situatë nuk kishte të bënte me kartonin e kuq. U përpoqa ta ndalojë në mënyrë të tillë Viniciues pasi duhet të shikosh për trike të tilla apo për futboll tjetër. Ai donte të ishte i fortë, të kishte territorin e tij dhe gjithashtu kishte në kokë se doli lista e Brazilit për në Botëror dhe gjithçka shkoi mirë për të”, tha Balliu.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga