
KUKËSI – BYLIS 2-0
Java 25
Gjyqtar: Laver Alla
Formacionet Zyrtare:
Kukësi (4-2-3-1): Tafas; Dragoshi, Lamçe, Ebert, Ndreca; Sh. Taipi, Mbarak; Domi, Gj, Taipi, Oëusu; Rashiti Trajner: Rraman Hallaçi
Bylis (3-5-2): Teqja; Trumçi, Adili, Damcevski, Zhongo; Ruçi, Qoshku, Lorran; Esquerdinha; Santos, Lajthia Trajner: Naxhi Shensoi
Ndeshja: Kukësi ka fituar 2-0 kundër Bylisit, sfidë e vlefshme për javën e 25-të të Superiores. Një takim me dy fytyra për ballshiotët, të cilët u treguan mjaft të rrezikshëm në pjesën e parë. Ndërsa në të dytën gjithçka foli për verilindorët. Kuksianët realizuan dy herë duke marrë një fitore të rëndësishme në këtë javë të elitës. Pas kësaj ndeshje, verilindorët ngjiten në kuotën e 34 pikëve në vendin e pestë, kurse Bylis në të nëntin me 27 pikë.
Komenti minutë pas minute:
90'- Gjyqtari i katërt jep 3 minuta shtesë.
80′ - Kukësi realizon golin e dytë. Është Gjelbrim Taipi ka dyfishuar shifrat për ekipin e drejtuar nga Rraman Hallaçi.
69'- Kukësi ka mundësinë e artë të golit të dytë. E pabesueshme ç'bën Hasa.
64'- Kukësi kalon në avantazh. Rashiti godet bukur me thembër duke realizuar golin e parë. Një veprim "alla Tedi Cara", i cili realizoi me thembër në derbi.
51'- Kukësi pretendon për penallti, por gjithcka e rregullt në sytë e gjyqtarit Laver Alla.
46'- Nis pjesa e dytë.
45'- Gjyqtari i katërt akordon 1 minutë shtesë.
36'- Edison Ndreca gjuan nga distanca, sfera përfundon jashtë.
31'- Trumci pranë golit, por është Tafas ai që i thotë "Jo" ballshiotëve.
15'- Rast i mirë për Kukësin. Taipi ka mundësinë e shënimit, por Aldo Teqja bën mrekullinë.
5'- Bylis pretendon penallti me Rucin. Por, për gjyqtarin Alla është simulim dhe karton i verdhë.
1’- Starton ndeshja në Kukës.