Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

VIDEO/ “Do t’ua thy turinjtë Fanaticsave me çadrat e Guerrilsave”, Klevio heq dorë nga Tirana: Kisha simpati për të, por do bëj këngë për Partizanin

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ “Do t’ua thy turinjtë Fanaticsave me çadrat e

Kleviol Ahmeti vijon të jetë në qendër të vëmendjes në rrjetet sociale, kryesisht në “Tik-Tok”. Disa herë i shoqëruar në polici, këngëtari lushnjar që fundmi ka bërë një koment për Tiranën dhe Partizanin.

Fillimisht ai duket se ka qenë tifoz i bardhebluve, por prej Stresit është detyruar të heqë dorë duke u bërë mbështetës i të kuqve. Të paktën kështu thotë ai në “Tik-Tok”-un e vet ku ka marrë edhe komente të shumta.

“Unë kam pas simpati për Tiranën. Por, meqë është ky Stres kur*a me Tiranën, do të heq dorë vëllai. O Tirana, nuk kam ndonjë gjë me ju. Por, meqë është Stresi me ju do të heq falon. Iki vëllai nga falot. Shkoj te gjujtësat, te Guerrilsat, o Zini. O Zinio te Guerrilsat jam vëllai. Shko ti te Fanaticsat e Tironës. Unë jam te Guerrilsat. Edhe ta shikojmë njëherë. Do ta shikojmë njëherë po nuk ua thyva turinjtë. Do t’ua thy turinjtë me çadra, me çadra të Guerrilsave ore. Me banderola, do t’iu thy turinjtë ere. Mbajeni mend çfarë do t’iu bëj. Do t’i bëj këngë Partizanit, nga inati i Tironës. Go Partizani, go! Go Gaz Demi go! Kupto? Edhe do ta shikojmë, Refik Halilit do t’i bëj diss. Do t’i bëj diss Refikut që s’më ka pru bluzën e Tironës. Diss Refik!”, thotë Klevioli.

Ahmeti është shoqëruar disa herë në polici për shkak të denoncimeve të shumta, teksa është person me precedentë penal. Tashmë ai është në kërkim pasi ka thyer masën e arrestit në shtëpi. Megjithatë vijon të jetë mjaft aktiv në rrjetet sociale, ku së fundmi në fokusin e tij kanë qenë dy ekipet e kryeqytetit.

*Video e marrë nga Tik-Tok

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga