Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Dinamo pa mëshirë ndaj Lushnjes, shuplak për 3 pikët

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Dinamo pa mëshirë ndaj Lushnjes, shuplak për 3 pikët

Dinamo-Lushnja 5-0 (Denison 11', 39'p dhe Prodani 41', Samake 82', Danaj 85')

Ndeshja: Dinamo ka “shpartalluar” Lushnjën në “Selman Stërmasi”. Blutë e Nevil Dedes triumfuan me shifrat 5-0 ndaj lushnjarëve. Në pjesën e parë vendasit arritën të shënonin 2 herë me Denison dhe një herë me Prodanin, duke bërë që 45-minutat e para të mbylleshin në avanatazh të trefishtë.

Në fraksionin e dytë do të ishte e njëjta tablo. Dinamo kërkonte gola të tjerë dhe gjeti rrugën e rrjetës edhe dy herë të tjera.

Me këtë fitore Dinamo vazhdon të kryesojë Kategorinë e Parë me 25 pikë, ndërsa Lushnja mbetet në kuotën e 9 pikëve në vendin e 12-të.

Formacionet zyrtare:

Dinamo: Simoni, Prodani, Dikson, Samake, Allmuça, Daja, Samaçi, Vokrri, Bardhi, Denison, T. Marku. Trajner: Nevil Dede

Lushnja: Kaloshi, Magani, Basha, Daci, Meta, Haxhiu, Pervataj, Alushi, Camko, Andoni, Pepa.

Komenti mimutë pas minute:

90'- Mbyllet takimi. Dinamo siguron 3 pikët ndaj Lushnjes.

85'- Dinamo pa meshire. Shenon golin e 5-te. Danaj vulos sfidën.

82'-- Dinamo gjen goline 4-te. Samake tund rrjeten

72'-Pepa bët protagonist me gjuajtjen e tij, me topin që shkon rrjete e jashtme.

70'- Haxhiu kroson në zonë me mbrojtësit e Dinamos janë të vëmendshëm.

62'- Dinamo shënon golin e 4-tër por Grimci e anulon për pozicion jashtë loje.

58'-Lushnjarët provojnë të ngushtojnë shifrat por Dede e ka pozicionuar mirë skuadrën prapa.

50'- Minuta të qeta në "Selman Stërmasi". Dinamo administron rezultatin.

46'- Nis 45-minutëshi i dytë. Lushnja kërkon të rizgjohet.

45+2'- Mbyllet pjesa e parë në "Selman Stërmasi" me avantazhin e 3-fishtë të Dinamos. Lushnja kapitullon pa kushte.

45'- 2 minuta shtesë.

41'- Bardhi kroson per Prodanin i cili trefishon shifrat.

39'- 11-metersh për Dinamon per faull në zonë. Shenon Denison per 2-0.

39'- Sulme të njëpasnjëshmme nga kryeqytetasit. këtë here tentoi përseri Denison.

37'- Përsëri Dinamo. Allmuça provon nga distanca me topin që shkon jashtë.

33'- Lushnja mundohet të dalë përpara, lojtarët e Dinamos mbyllin mirë hapësirat.

20'- Dinamo një tjeter rast, por lojtarët janë të pasaktë.

11'- Denison kalon në avantazh Dinamon.

1'- Shkelmohet topi i parë. Dinamo dhe Lushnja në kërkim të fitores.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga