
PARTIZANI - KASTRIOTI 3-1
Partizani : Hoxha, Mala, Bitri, Belica, Hakaj, Bardhi, Murataj, Broja, Çinari, Asani, Junior Trajner: Ilir Daja
Kastrioti: Hidi, Cela, Neziri, Bardhi, Moraes, Shkalla, Rami, Prodani, Mehmeti, Zhivanaj, Okebugu Trajner: Ramazan Ndreu
Gjyqtar: Erjon Bastari
Ndeshja: Një sfidë që nis shumë keq për Partizanin që pëson në minutën e katërt. Por, më pas skuadra e Ilir Dajës nis të kontrollojë lojën. Pjesa e parë mbyllet me shifrat e barabarta, ndërsa në të dytën, të kuqtë iu falën kualiteteve individuale. Junior dhe më vonë Asani vulosin rezultatin në 3-1 për kryeqytetasit që marrin përkohësisht kryesimin e Superligës me 50 pikë. Ndërkohë, krutanët futen në vallën e mbijetesës në vendin e tetë me 30 pikë.
Komenti minutë pas minute:
90'- Gjyqtari i katërt akordon 3 minuta shtesë.
85'- Gafë e Isli Hidit. Përfiton Erald Cinari, i cili asiston për Asanin duke mos e pasur të vështirë ta çojë topin në rrjetë.
75'- Partizani në avantazh. Asist i bukur i Esat Malës dhe Stenio Junior arrin të çojë topin në rrjetë.
70'- Valentino Murataj lë fushën e blertë. Në vend të tij futet Ferhan Hasani.
59'- Kastrioti kërcënon Partizanin. Gjuajtje pa pretendime e krutanëve, por Alban Hoxha bën mrekullinë.
49'- Kroson bukur Jasir Asani, por sulmi i Partizanit bën faull.
45'- 1 minutë shtesë, rezultati mbetet i pandryshuar.
36'- Goditje dënimi për Partizanin. Gjuan Jasir Asani, por topi përplaset në murin krutan.
30'- Super gol nga Partizani. Esin Hakaj gjuan bukur në hyrje të zonës krutane duke tundur rrjetën e miqve.
21'- Goditje këndi për Partizanin, por pa rrezik për krutanët.
11'- Kastrioti sërish i rrezikshëm. Patrik Bardhi provon me një goditje brenda zone, por këtë herë pret Alban Hoxha.
4'- Pasiguri e Egzon Belicës. Mbrojtësi i Partizanit largon sferën, përfiton futbollisti i Kastriotit, Daci i cili realizon golin e parë.
1'- Topi i parë shkelmohet nga miqtë.