Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Derbi i kryeqytetit nuk prodhon fitues, 2 gola vendosin ndeshjen Partizani - Dinamo

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Derbi i kryeqytetit nuk prodhon fitues, 2 gola vendosin ndeshjen

MIQËSORE
PARTIZANI – DINAMO 1-1
Stadiumi: Gjergj Kyçyku

Ndeshja: Është mbyllur në barazim 1-1 miqësorja mes Partizanit dhe Dinamos. Një sfidë interesante që ka prodhuar 2 gola në 2 fraksionet e lojës. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0 në favor të dinamovitëve. Ndërsa në dytën ishin të kuqtë që dominuan duke barazuar me një supergol të Ëngjëll Hotit. Një test pozitiv për të dy trajnerët që kanë pasur mundësi të shohin gjendjen e lojtarëve në dispozicion.


Komenti minutë pas minute:

90'- Përfundon takimi në Pogradec.

66'- Aksion i bukur për Partizanin. Të kuqtë barazojnë rezultatin pas një goditje spektakolare të Ëngjëll Hotit.
55'- Partizani mundohet të shtyjë para, por mbrojtja dinamovite është e mirëvendosur.
46'- Starton pjesa e dytë.

45'- Mbyllet pjesa e parë.
40'- Goditje dënimi për të kuqtë. Kroson Murataj, gjuan Skuka me kokë, por sfera shkon jashtë.
35'- Partizani tenton të shtyjë para, por mbrojtja dinamovite është e organizuar mirë.
28'- Goditje dënimi për Dinamon. Pret mirë Aldo Teqja.
25'- Ndalet loja në mënyrë që lojtarët të freskohen.

13'- Dinamo në avantazh. Aksion pa shumë pretendime i dinamovitëve, në duel një për një me Bitrin, arrin të çojë topin në rrjetë.

8'- Partizani pranë golit. Telushi kroson bukur në zonë për Carën, i cili godet me kokë, por topi përfundon ngjitur me shtyllën e majtë pingule.

5'- Goditje dënimi për Partizanin. Kroson Murataj, por pret mirë Edvan Bakaj.
1’- Nis ndeshja në Pogradec.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga