Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Deputeti socialist provokon Erion BRAÇEN, i dhuron kapelën e festës së Tiranës në mes të Kuvendit (REAGIMI I ZV.KRYEMINISTRIT)

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Deputeti socialist provokon Erion BRAÇEN, i dhuron kapelën e

Derbi nuk luhet vetëm në fushë apo tribunë, tanimë është zhvendosur në sallën e parlamentit shqiptar. Deputeti socialist Xhemal Qefalia ka provokuar zevëndës-kryeministrin, Erion Braçe duke i dhuruar një kapele që simbolizon titullin kampion të Tiranës. Bardheblutë u shpallën zyrtarisht dje kampionë të Superiores dhe festa ishte legjitime për secilindo që mbështet ekipin më të titulluar në Shqipëri.

Siç shihet në videon e siguruar nga Newsport.al, deputeti Qefalia ngrihet nga karrigia e tij dhe shkon atje ku qëndron i ulur zv. Kryeministri Braçe, njëkohësisht tifoz i thekur i Partizanit. Ky moment nuk ka kaluar pa u vënë re nga të tjerët që ishin të pranishëm, të cilët kanë duartrokitur veprimin e Qefalisë. Edhe Braçe duket se e merr me sportivitet duke i dhënë më pas dorën.

Jo më larg se ditën e djeshme, ai bëri një status në rrjetet sociale ku ironizonte presidentin Ilir Meta për titullin kampion të Tiranës. Ndërsa sot duket se ka ardhur "përgjigja" nga një prej homologëve të tij në sallën e parlamentit siç është Xhemal Qefalia. 11 vite pritje për trofeun e shumë-munguar, kanë marrë edhe respektin e Braçes. Si një tifoz i vjetër në shkallët e stadiumit, zv. Kryeministri e di më së miri se kampioni gjithmonë urohet apo siç thuhet nga tribuna: "Urime ekipit kampion".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga