
Dejvi Bregu ka shënuar dopietë në barazimin e Boluspor 2-2 me Eyupspor. Në miqësoren e djeshme në Turqi, vlonjati ka treguar nivel të lartë loje, duke qenë ai autori i golave për të tijtë.
Nga pika e bardhë Bregu nuk ka gabuar, teksa realizimi me goditje dënimi ka “çmendur” të pranishmit në stadium.
Sulmuesi ka lënë shumë pak vend për veprim me goditjen e tij, duke e ndalur topin në trekëndësh. Në prag të nisjes së Ligës së Parë turke, shqiptari duket në formë, teksa pjesë e të njëjtit ekip është edhe Gentian Selmani, teksa Roshi dhe Balaj ndryshuan ekip, duke mbetur sërish në Turqi.
Poll