
Ernest Muçi dhe Rey Manaj
Skuadra e Besiktas pasi mbylli sezonin larg pritshmërive, po investon fuqishëm në tregun e merkatos, duke “rigjeneruar” kontigjentin. Sipas mediave turke, klubi bardhezi ka piketuar disa emra që do të largojë nga ekipi, ndër ta është edhe Ernest Muçi.
Edhe pse erdhi me pritshmëri të mëdha, ai nuk arritur të bindë bordin. Nëse vjen oferta e duhur, ylli i Kombëtares sonë do duhet të ndryshojë destinacion. Me ngjyrta e Besiktas, Muçi numëron 55 ndeshje, 11 gola dhe 4 asiste.
Tashmë pritet se çfarë do të ndodh deri në mbyllen e merkatos për të kuptuar se kë fanellë Ernesti do të djerësisë sezonin e ardhshëm. Kartoni i 24-vjeçarit sipas “Transfermarkt” kap kuotën e 10 milionë euro.
Poll