
Mirlind Daku
Prej shumë kohësh është përfolur se Mirlind Daku do të largohej nga Rubin Kazani. Tashmë është bërë e ditur skuadra se ku do të luajë sulmuesi i kombëtares shqiptare sezonin e ardhshëm.
Mirlind Daku do të vazhdojë të qëndrojë në Rusi duke veshur fanellën e Rubin Kazanit. Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka rinovuar kontratën që skadonte vitin e ardhshëm.
27-vjeçari kuqezi ka vendosur të rinovojë kontratën me Rubin Kazanin deri në fund të qershorit të 2029. Me një video speciale në rrjetet sociale, klubi rus ka zyrtarizuar qëndrimin e sulmuesit shqiptar.
View this post on Instagram
Poll