
Kleis Bozhani
Kleis Bozhani është futbollisti më i ri i Carrarese. Fantazisti 24-vjeçar ka vendosur të largohet nga Modena, për të firmosur me ekipin tjetër italian, pra atë të Carrarese po në Serie B.
Bozhani ka kaluar nga Modena te Carrarese në formën e huazimit. Ndërkohë që klubi ka edhe të drejtën e blerjes përfundimtare. Në krahun tjetër shqiptari ka kontratë me Modena deri në verën e vitit 2026.
Në sezonin që lamë pas, fantazisti 24-vjeçar bëri mirë me Modena. Në 28 ndeshje që mori pjesë në Serie A dhe Kupën e Italisë, Bozhani ia doli që të shënonte 2 gola dhe të asistonte në 3 të tjerë.
View this post on Instagram
Poll