Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Debutim me fitore për Nokën, Laçi mposht Kastriotin dhe shijon 3 pikëshin e parë të sezonit

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Debutim me fitore për Nokën, Laçi mposht Kastriotin dhe

Kastrioti-Laçi 0-1 (Mazrekaj 72')

NDESHJA: Laçi merr më në fund fitoren e parë në debutimin e trajnerit të ri, Sero Noka . Skuadra bardhezi fitoi minimalisht 0-1 ndaj Kastriotit në transfertë, ndërsa ndeshja u vendos nga një gol I shënuar nga Mentor Mazrekaj. Pjesa e parë ishte e qetë nga të dyja ekipet që krijuan pak raste. Në pjesën e dytë, Laçi shton më shumë presionin në portën e Kastriotit dhe në mintuën e 72-të, Mazkrekaj përfiton nga një pakujdesi në mbrojtjen krutane dhe me një goditje klasi e dërgon topin në rrjetë.

Kastrioti tenton deri në fund për të barazuar, por Laçi mbrohet mirë deri në fund dhe kurbinasit marrin kështu 3 pikëshin e parë të sezonit. Me këtë fitore, Laçi shkon në vendin e 7-të me 5 pikë, ndërsa Kastrioti në vendin e 9-të me 4 pikë.

Java e 6-të e Abissnet Superiore

Stadiumi "Kamëz" / Ora 13:45

Formacionet zyrtare:

Kastrioti (4-2-3-1): Sali; Neziri, Karakaçi, Grgiç, Prodani; Mëllugja, Onanuga; Basha, Greca, Çela, Ajazi.

Laçi (4-3-3): Dajsinani; Roganovic, Malota, Ignatoviç, Ziko; Shehu, Lushkja, Deliu; Velija, Mazrekaj, Gouindo.

Gjyqtar: Juxhin Xhaja / VAR: Florjan Lata

Komenti minutë pas minute:

90+4' Mbyllet ndeshja, vendos goli i shënuar nga Mazrekaj. Noka debuton me fitore te kurbinasit që shijojnë kështu 3 pikëshin e parë të sezonit.

89' Kastrioti i afrohet golit, Mudrazhia provon me kokë, por pret Dajsinani.

77' E pabesueshme ç'humbet Laçi, Zylfiu i vetëm me portierin gjuan jashtë.

72' GOL!!! Zhbllokohet më në fund ndeshje, Mazrekaj i harruar nga mbrojtja e Kastriotit gjuan saktë duke e ndalur topin në fundin e rrjetës. Një gol klasi nga fantazisti që i jep epërsinë Laçit.

56' Çfarë mundësie shpërdoron Kastrioti, Basha gjuan, por ndalet nga Dajsinani, provon më pas Ajazi, por këtë herë largon Ignjatovic.

46' Nis pjesa e dytë.

45+1' Mbyllet pjesa e parë pa gola dhe pak raste për shënim.

43' Kundërpërgjigjet Kastrioti, mbrojtësi Grgiç shënon gol, por anullohet për pozicion jashtë loje.

42' Shans i artë për Laçin, Guindo del i vetëm me portierin Sali, por goditja e tij përfundon jashtë.

26' Me fat Laçi, Ziko për pak shkakton autogol në portën e tij.

22' Provon sërish Laçi, Deliu tenton nga distanca, por topi kalon mbi traun e portës.

10' Mundësi e mirë për Kastriotin, Ignjatovic largon një aksion të rrezikshëm.

1' Starton ndeshja, topi i parë shkelmohet nga Laçi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga