Tekniku italian i Kombëtares Shqiptare vazhdon të habisë me lidhjen e afërt që ka me vendin tonë. Në një lidhje direkte për Supersport nga Franca ai ka kënduar live himnin e Kombëtares Shqiptare. Nën shoqërinëe dhe të Dritan Shakohoxhës ata kanë bërë një duet mjaft të sinkronizuar mes tyre. Tekniku e këndoi himnin dhe në ndeshjen me Rumaninë ku Shqipëria arriti fitoren e parë historike në një Kampionat Europian.