
Juventusi ia doli të merrte një fitore të çmuar 2-0 ndaj Genoas në kampionat. Goli i parë erdhi pas 9 minutash lojë, pas një ekzekutimi perfekt të një këndorje nga Cuadrado. I dyti do vinte nga Dybala, në të 80-tën. Skuadra e Shevchenkos nuk bëri dot asgjë në këtë takim, teksa vuajti në çdo repart.
Klubi nga Torino shkon në kuotën e 27 pikëve në vendin e pestë. Genoa renditet në vendet e fundit. Ky takim ishte i fundit për sonte në Serie A.
Poll