
Mbrëmjen e djeshme Colorado Rapids është mundur me rezultatin turpërues 5-1 nga New York City. Skuadra e sulmuesit kishte 15 javë pa humbje, ndërsa mbrëmë nuk mundi të rezistonte. Përpos humbjes, Gashi arriti që të thyejë "tersin", i cili e kishte mbërthyer që nga muaji prill.
Sulmuesi nuk shënonte që prej asaj kohe, ndërsa mbrëmë ka nxjerrë nga "arkiva" një super-gol. Ekzekuton në minutën e 92 një goditje dënimi dhe sfera ndalet në rrjetë.
https://www.youtube.com/watch?v=ajCkQBKYUX4
Poll