Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ 'Çmenduri' me 7 gola në "Roza Haxhiu", Lushnja përmbysje spektakolare ndaj Vorës

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ 'Çmenduri' me 7 gola në "Roza Haxhiu",

Lushnja 4-3 Vora

(Canka 45', 67'p, Preknicaj 59', Lreoux 81' / Raboshta 17'p, Qardaku 20', Xhebrahimi 92')

Kategoria e Parë ditën e sotme do të vijë me një superndeshje. Në “Roza” Haxhiu do të përplasin “brirët” mes tyre Lushnja dhe Vora.

Përballje kjo e vlefshme për javën e 26-të të kampionatit dhe do të startojë në orën 14:00. Një duel mjaft i rëndësishëm për të dyja ekipet që kërkojnë rikthimin te fitorja.

Formacionet zyrtare:

Lushnja: Haremi, Magani, Kasmollari ,Ruço, Dragoj, Tabaku, Leraux, Olola, Sulovari, Canka, Preknicaj. Trajner: Gugash Magani

Vora: Jata, Ismaili, Dalipi, Gaio, Imami, Vrapi, Xhemalaj, Sefa, Prengaj, Raboshta, Qardaku. Trajner: Endri Zjarri

Arbitër: Dorjan Maletaj

LIVE:

90+4' Përfundon ndeshja.

90+2' GOL! Xhebrahami shënon të tretin për Vorën (VIDEO)

90' Qardaku godet në hyrje të zonës, por topi shkon ngjitur me shtyllën.

81' GOL! Lushnja hedh 'KO' Vorën, Leroux shënon golin e 4-të (VIDEO)

67' GOL! Përmbysje e çmendur, Lushnja kalon në avantazh me 11-metërsh. (VIDEO)

64' Pretendim për penallti nga Lushnja, Preknicaj rrëzohet brenda zone, por konsiderohet e rregullt nga arbitri Maletaj (VIDEO)

59' GOL! Shpërthen festa në Lushnje, Preknicaj i jep barazimin lagunarëve (VIDEO)

49' Lushnja afrohet me golin, gjuajtja e Leraux shkon ngjitur me shtyllën.

46' Nis pjesa e dytë.

45+1' Mbyllet pjesa e parë

45+1' GOL! Mikel Canka driblon këdo që i del përpara dhe rihap ndeshjen (VIDEO)

43' Tjetër goditje e Lushnjes brenda zone, por Preknica gjuan lehtë në duart e portierit.

37' E pabesueshme ç'humbet Canka, i vetëm para portierit bën tifozët të vënë 'duart në kokë'. (VIDEO)

31' Krosim perfekt dhe Canka godet me kokë brenda zonës së rreptësisë, por portieri Jata bën heroin (VIDEO)

28' Pranë golit Lushnja, predha e Leroux shkon ngjitur me shtyllën. (VIDEO)

26' Krosim i gjatë drejt e në këmbët e Cankas i cili gabon pak metra para portës duke dërguar topin shumë lart mbi traversë.

20' GOL! Aksion model nga Vora, Qardaku dyfishon rezultatin (VIDEO)

17' GOL! Vora kalon në avantazh, Raboshta i saktë nga penalltia (VIDEO)

15' Olola driblon bukur nga e majta dhe nxjerr Tabakun të vetëm para porte, goditja e tij lë për të dëshiruar dhe bllokohet nga portieri. (VIDEO)

8' Olola ul bukur një top brenda zone dhe tenton goditjen, por bllokohet mrekullisht nga mbrojtja. (VIDEO)

8' Prengaj nxjerr një top për Qardakun i cili godet para zonës, por qendrore dhe lehtë për portierin Harem. (VIDEO)

1' Starton ndeshja.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga