
Chelsea 2-2 Everton (Joao Felix 52’, Havertz 76’ pen./ Doucoure 69’, Simms 89’)
Chelsea ka barazuar sot 2-2 me Everton në “Stamford Bridge”. Ndeshja ishte spektakolare sidomos në pjesën e dytë ku u shënuan të katërt golat. Joao felix shënoi i pari për ekipin e Potter në minutën e 52. Por ishte Doucoure ai që barazoi në të 69-tën. Havertz kaloi sërish në avantazh londinezët në minutën e 76 nga pika e bardhë e penalltisë. Por në minutat e fundit të ndeshjes Everton barazoi sërish me Simm.
Kështu të dy skuadrat ndajnë nga një pikë e cila i leverdis më shumë miqve për luftën e tyre për mbijetesë në Premier League. Chelsea mbetet sërish në vendin e dhjetë me 38 pikë.
Poll