Chelsea 2-0 Fulham
Lajmi i mbrëmjes së sotme ishte emri i Armando Brojës në formacionin titullar të Chelseat në ndeshjen përballë Fulhan, e vlefshme për javën e 7-të të Premier League. Sulmuesi shqiptar e nisi nga minuta e parë në fushën e lojës duke lënë përfundimisht pas dëmtimin e rëndë që pësoi 8 muaj më parë.
E si mund të ndodhte ndryshe, talenti i Kombtares shqiptare gjeti menjëherë rrugën e rrjetës duke dyfishuar avantazhin e londinezëve pas golit të parë të Mudryk. Festa e Brojës do të zgjaste deri në minutën e 65′ kur sulmuesi do të dilte nga fusha e lojës i dëmtuar. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund me Chelsea që rikthehet te fitorja.
Formacionet Zyrtare:
Fulham (4-3-3): Leno; Castagne, Diop, Ream, Robinson; Reed, Palhinha, Pereira; Wilson, Jimenez, Willian. Trajner: Marco Silva
Chelsea (4-2-3-1): Sanchez; Disasi, Silva, Colwill, Cucurella; Caicedo, Gallagher; Palmer, Enzo, Mudryk; BROJA. Trajner: Mauricio Pochettino
Rastet e ndeshjes:
65′ Nën kujdesin e mjekëve dhe me duartrokitjet e publikut, Armando Broja largohet i dëmtuar nga fusha e lojës.
18′ GOOOOOL, Armando BROJAAAAA tund rrjetën dhe shpërthen festën blu dhe atë…kuqezi.
18′ Zhbllokohet rezultati, Mudryk kalon në avantazh Chelsean pas asistit të Colwill.
2′ E pabesueshme ç’humbet Broja, driblon portierin por gabon pak metra larg portës.
1′ Fillon ndeshja, e gjithë vëmendja te Armando Broja.