Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Chelsea fiton me golat e Brojës dhe Mudryk, Armando sjell festën dhe frikën teksa dëmtohet sërish

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Chelsea fiton me golat e Brojës dhe Mudryk, Armando sjell

Chelsea 2-0 Fulham

Lajmi i mbrëmjes së sotme ishte emri i Armando Brojës në formacionin titullar të Chelseat në ndeshjen përballë Fulhan, e vlefshme për javën e 7-të të Premier League. Sulmuesi shqiptar e nisi nga minuta e parë në fushën e lojës duke lënë përfundimisht pas dëmtimin e rëndë që pësoi 8 muaj më parë.

E si mund të ndodhte ndryshe, talenti i Kombtares shqiptare gjeti menjëherë rrugën e rrjetës duke dyfishuar avantazhin e londinezëve pas golit të parë të Mudryk. Festa e Brojës do të zgjaste deri në minutën e 65' kur sulmuesi do të dilte nga fusha e lojës i dëmtuar. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund me Chelsea që rikthehet te fitorja.

Formacionet Zyrtare:

Fulham (4-3-3): Leno; Castagne, Diop, Ream, Robinson; Reed, Palhinha, Pereira; Wilson, Jimenez, Willian. Trajner: Marco Silva

Chelsea (4-2-3-1): Sanchez; Disasi, Silva, Colwill, Cucurella; Caicedo, Gallagher; Palmer, Enzo, Mudryk; BROJA. Trajner: Mauricio Pochettino

Rastet e ndeshjes:

65' Nën kujdesin e mjekëve dhe me duartrokitjet e publikut, Armando Broja largohet i dëmtuar nga fusha e lojës.

18' GOOOOOL, Armando BROJAAAAA tund rrjetën dhe shpërthen festën blu dhe atë...kuqezi.

18' Zhbllokohet rezultati, Mudryk kalon në avantazh Chelsean pas asistit të Colwill.

2' E pabesueshme ç'humbet Broja, driblon portierin por gabon pak metra larg portës.

1' Fillon ndeshja, e gjithë vëmendja te Armando Broja.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga