
Samir Handanoviç ishte pjesë e top 11 së Serisë A për vitin 2019. Në mbrëmjen gala të zhvilluar në Itali, ishin të shumtë kampionët që morën pjesë. Në portë, si i përzgjedhuri i ligës italiane ishte Semir Handanoviç, portieri i Inter që shkonte për të tretën herë në podium.
Ylli televiziv Diletta Leotta që moderonte eventin, është ngatërruar duke theksuar se ishte hera e parë për portieri që arrinte deri aty. Me qetësinë dhe sigurinë e një kampioni, portieri zikaltër i ka treguar se është aty për të tretën herë (2011, 2013). Leotta është stepur, duke kërkuar më pas falje. Një situatë që ka shkaktuar humor te të pranishmit.
Poll