
Bylis 0-0 Elbasani
Kategoria e Parë: Java 22
Stadiumi: Adush Muça
Arbitër: Eldorjan Hamiti
Formacionet zyrtare:
Bylis (4-2-3-1): Beqaj; Trumçi, Krasniqi, Goxhaj, Peralta; Abazaj, Kasaj; Camara, Ruçi, Lajthia; Jefferson. Trajner: Arian Bellai
Elbasani (4-3-3): Totoshi; Fernandes, Pere, Telushi, Salamao; Hila, Karakaçi, Hasani; Lila, Lleshi, Greca. Trajner: Nevil Dede
Komenti minutë pas minute:
90+5' Përfundon ndeshja.
85' Peralta driblon Melon dhe shtron një top të rrezikshëm në zonë, por Telushi largon rrezikun në momentin e fundit.
79' Mbrojtësit e Bylisit 'harrojnë' Zaimin, Elbasani pranë zhbllokimit të ndeshjes (VIDEO)
66' Tentativë nga distanca e Lajthisë, por e pafuqishme. Sulmuesi tregohet egoist duke mos pasuar te Jefferson i gjendur bosh.
55' Jefferson pason për Lajthinë i cili tenton goditjen, por bllokohet nga Pere. (VIDEO)
48' Lajthia provon fluturimthi, por topi shkon mbi traun e portës. (VIDEO)
46' Nis pjesa e dytë.
45+2' Mbyllet pjesa e parë.
42' Hamiti konfuzon ekipet, një dyshim për penallti sjell tensione në Ballsh (VIDEO)
40' Iluizioni golit sjell festën në Ballsh, ndizet Bylis - Elbasani (VIDEO)
34' Pretendime për penallti nga Bylis, Jefferson kombinon me Ruçin që rrëzohet në zonë, por Hamiti anullon aksionin për offside. VAR konfirmon vendimin me të 2 lojtarët ballshiot që ishin në pozicion të parregulltë. (VIDEO)
32' Goditje e fortë gjysmë-krosimi e Kasajt që i shkon centimetra larg Jefferson i cili nuk llogarit mirë devijimin me kokë. (VIDEO)
30' Kundërsulm i shpejtë i Elbasanit, Lila avancon 30 metra dhe pason për Lleshi, sulmuesi tenton t'ja kthejë në zonë, por bllokohet nga Krasniqi.
25' Elbasani pranë golit, Hila dhe Pere trembin ballshiotët (VIDEO)
12' Jugen Goxhaj hero, shpëton mrekullisht Bylisin nga goli me portën bosh (VIDEO)
1' Fillon superdueli, ekipet duan fitoren.