Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ BYLIS shkakton ''tërmet'' në "Selman Stermasi", Franko Lerda pranë shkarkimit

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ BYLIS shkakton ''tërmet'' në "Selman

Partizani-Bylis 1-1 (autogol Peposhi, Ntepe)

(Kategoria Superiore)

Ora 16:00 (Stadiumi "Selman Stermasi)

Ndeshja: Partizani nuk arrin të fitoi sërish. Të kuqtë barazojnë ndaj Bylisit në shtëpi me rezultatin 1-1. Një barazim i drejt për atë që prodhoi fusha e lojës. Një autogol i Trashit, dhe Ntepe në fund të saj shënojnë dy golat e ndeshjes. Një rezulta që mund të vëri në rrezik pankinën e trajnerit Lerda kur pas kësaj ndeshje, është ajo ndaj Tiranës në derbi.

Partizani: Hoxha, Trashi, Belica, Bitri, Mala, Broja, Telushi, Romero, Çinari, Bardhi, Solomon

Bylis: Hidi, Peposhi, Bicaj, Goxha, Ymeralilaj, Ndreca, Turabov, Mellugja, Ntephe, Qardaku, Guindo

Komenti minutë pas minute

90' Mbyllet ndeshja në barazim 1-1.

92' Peposhi driblon Malën dhe pason për Ntepe që e dërgon në rrjetë.

85' Moment i dyshimt, Solomon shënon, por anullohet për pozicion jashtë loje.

69' Trashi në krahun e majtë dërgon topin drejt zonës, por Peposhi e dijovon drejt portës së tij. Shënon Partizani dhe Trashi e ndan festën me trajneri Lerda për shuar të gjitha kritikat që flitej për një sherr mes tyre.

58' Romero shtyn në zonë Ymeraliaj, arbitri sërish vijon lojën. Dy raste të dyshimta për penallti.

57' Qardaku i vetëm përball Hoxhës nuk shënon. Rast i artë për shënim.

55' Pretendime për penallti për Bylisin, arbitri e konsideron të rregullt.

48' Asani godet fortë nga jashtë zone, ndal sërish Hidi.

46' Starton pjesa e dytë, në fushë Asani në vend të Bardhit.

45' Mbyllet pjesa e parë në barazim pa gola.

47' Trashi nga goditja e dënimit, ndal Hidi.

45' Trashi brenda zonës pason për Uillam, por braziliani godet keq duke humbur një rast të pastër për gol.

40' Qardaku godet bukut nga goditja e dënimit, topi ndalet në shtyll. Me fat Partizani.

39' Goditje dënimi për Bylisin, Guindo me kokë nuk godet mirë.

33' Bylis shënon gol me anë të Guindo. Arbitri Cjapi jep pozicion jashtë loje, ndërkohë që anësori nuk e ngre flamurin. Mosmarrëveshje mes gjyqtarëve, por në fund anullohet goli.

30' Uillam provon me një gjuajte, topi përfundon ngjitur me shtyllën.

21' Çinari provon me një gjuajte nga jashtë zone, topi ndalet nga Hidi.

19' Telushi lë fushën e lojës i dëmtuar, në fushë Corderio.

7' Ndeshja fillon pas pak minutash ndërprerje, për shkak tërmeti.

1' Starton sfida në "Selman Stermasi".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga