
Janë mbyllur dy sfidat Bylis-Laçi dhe Luftëtari-Skënderbeu. Të dy ekipet vendase kanë arritur të marrin 3 pikë shumë të rëndësishme. Në Ballsh, mbrojtësi Goxhaj I jep fitoren Bylisin pas barazimit ndaj Flamurtarit dhe me këtë fitore shkon në kuotën e 27 pikëve në vendin e dytë, 3 pikë më pak se Kukësi kryesues.
Në sfidën tjetër në Gjirokastër, Luftëtari pa trajner ka arritur të marrë një fitore shprese ndaj Skënderbeut që tashmë duket në "krizë" me 3 humbje rresht. Më këtë fitore, Luftëtari shkon në kuotën e 11 pikëve, duke u afruar me Skënderbeun që është në vendin e 8 me 20 pikë.
Bylis-Laçi 1-0
FORMACIONI I BYLISIT: Hidi, Ntephe, Goxha, Janku, Peposhi, Mëllugja, Bajramaj, Murataj, Hadroj, Ndreca, Guindo. Trajner: Veljko Dovedan
FORMACIONI I LAÇIT: Stajila, Fangaj, Ignjatovic, Gjoni, Domgjoni, Lushkja, Deliu, Turkaj, Teco, Xhixha, Nwabueze. Trajner: Armando Cungu
Gjyqtar: Eldorian Hamitaj.
Luftëtari-Skënderbeu 2-0
FORMACIONI I LUFTËTARIT: Qyrani, Demo, Isufi, Lala, Rapo, Açka, Qato, Dushkaj, Lika, Renja, Fili.
FORMACIONI I SKËNDERBEUT: Koliçi, Vangjeli, Pollozhani, Dita, Meksi, Essien, Taipi, Elezi, Gripshi, Bregu, Krasniqi. Trajner: Ilir Daja
Është zhbllokuar sfida edhe në Ballsh. Bylis ka shënuar golin e avantazhit ndaj Laçit. Është mbrojtësi Jurgen Goxha që shënon golin e avantazhit në minutën e 80-të.
Shënohet edhe goli I dytë në Gjirokastër. Luftëtari ka gjetur edhe golin e dytë me Likën në minutën e 53-të.
Janë mbyllur pjesët e para të dy sfidava të Kategorisë Superiore. Bylis ka dominuar pjesën e parë në Ballsh ndaj Laçit, por pa gjetur golin. Një ndeshje e "ashpër", dhe shumë e luftuar nga të dyja ekipet, por ka munguar goli.
Ndryshe nga ndeshja tjetër në Gjirokastër, ku vendasit kanë gjetur shpejt golin me Likën dhe e mbyllin fraksionin e parë në avantazh.