
Bylis - Partizani 2-1
Bylis: Hidi, Goxhaj, Bicaj, Peposhi, Ndreca, Bajramaj, Mellugja, Murataj, Hadroj, Odirah, Guindo Trajner: Veljko Dovedan
Partizani: Hoxha, Asani, Bardhi, Belica, Boldor, Broja, Cinari, Melo, Idrizaj, Telushi, Trashi Trajner: Franco Lerda
Gjyqtar: Eldorian Hamiti
Ndeshja: Një sfidë e luftuar nga të dy skuadrat, por me një Bylis që është më i vendosur për të fituar. Skuadra e drejtuar nga Dovedan arrin të shënojë dy herë me Ndrecën dhe Guindon. Goli i Jurgen Bardhit nuk mjafton për të marrë pikë në stadiumin "Adush Muça". Pas kësaj ndeshje, Partizani mbetet në vendin e parë në kuotën e 25 pikëve, ndërsa Bylis ngjitet përkohësisht në vendin e dytë me 23 pikë. Vlen të theksohet se pas kësaj ndeshje, të kuqtë humbin dy lojtarë kyç për derbin. Rron Broja plotësoi numrin 4 të kartonëve të verdhë, ndërsa Bruno Telushi u ndëshkua me karton të kuq.
Komenti minutë pas minute:
90'- Gjyqtari i katërt akordon 7 minuta shtesë, rezultati mbetet i pandryshuar.
88'- Bruno Telushi ndëshkohet me karton të kuq. Mesfushori vlonjat nuk do të jetë i gatshëm për derbi.
74'- Dovedan bën lëvizjen e radhës. Nga loja del Ndreca për t'i lënë vendin Qardakut.
60'- Partizani mundohet të reagojë, por pa rezultat.
------ GOOOOL --------
54'- Bylis kalon sërish në avantazh. Guindon shfrytëzon mirë një top nga e djathta dhe arrin ta çojë topin në rrjetë.
50'- Bylis pranë golit. Guindon gjuan, por Alban Hoxha i thotë "JO" golit.
45'- Gjyqtari i katërt jep 1 minutë shtesë. Rezultati mbetet i pandryshuar.
27'- Partizani barazon shifrat me Jurgen Bardhin.
21'- E pabesueshme se ç'humb lojtari i Partizanit. Rron Broja i vetëm me Hidin nuk arrin të çojë topin në rrjetë.
12'- Partizani pretendon për penallti. Jurgen Bardhi rrëzohet në zonë pas një ndërhyrje të Bicajt, por gjithcka e rregullt për arbitrin.
------ GOOOOL -------
6'- Bylis kalon në avantazh. Ndreca gjuan nga jashtë zone, devijon Belica dhe topi shkon në rrjetë.
3'- Goditje dënimi për Bylisin. Gjuan Ndreca, por largon muri i mbrojtjes së Partizanit.
1'- Topi i parë shkelmohet nga Partizani.