
Bylis-Partizani 1-1 ( Ndreca 18', Brown 70')
Sapo ka përfunduar ndeshja mes Bylisit dhe Partizanit, me rezultatin 1-1. Fillimisht, skuadra e Dovedan kaloi në avantazh me Ndrecën në minutën e 18-të. Kundërpërgjigja erdhi nga Brown në minutën e 70-të, që shfrytëzon mjaft mirë një kros të Trashit. Bylis ndëshkohet me të kuq 10 minuta nga fundi, ku Mëllugja ndërhyn ndaj Carës. Kështu, të kuqtë renditen në vendin e pestë me 48 pikë, ndërsa ballshiotët në vendin e shtatë me 44 pikë.
Kategoria Superiore/ Stadiumi "Adush Muça"
Ora 17:45
BYLIS: Hidi, Ntephe, Janku, Shkalla, Peposhi, Ujka, Mëllugja, Ndreca Murataj, Sallaku, Malci. Trajner: V. Dovedan
PARTIZANI: Hoxha, Idrizaj, Bitri, Hakaj, Trashi, Broja, Telushi, Cordeiro, Çinari, Bardhi, Llanaj. Trajner: A. Sormani
Gjyqtar: Klajdi Kola.
Komenti minutë pas minute
90' Mbyllet takimi me rezultatin 1-1.
85' Karton i kuq për Mëllugjen pas ndërhyrjes me Carën.
80' Minuta të mira për Partizanin.
70' GOLLL. Gjithçka nis nga këmbët e Trashit, i cili kroson dhe gjen Brown.
65' Çinari tenton të suprrizojë portierin nga këndorja.
55' Provon Murataj, por topi përfundon jashtë.
50' Ka probleme për Isli Hidin por është në gjëndje të vazhdojë takimin.
46' Fillon e dyta.
45' Mbyllet fraksioni i parë.
37' Çinari godet por e ndal shtylla.
35' Futet Brown, del Llanaj i dëmtuar.
30' Shkalla ndëshohet me karton të verdhë pas ndërhyrjes ndaj Bardhit.
24' Pushimi i zakonshëm për shkak të temperaturave të larta.
18' GOOOLLL. Ndreca kalon në avantazh Bylisin.
14' Bardhi duel me Jankun. Gjithçka e rregullt siaps kryesorit.
6' Sërish Bylisi, Murataj gjuan fortë, por ndalon sërish Hoxha.
3' Rasti i parë i rrezikshëm i ndeshjes, Ndreca povonon nga distanca, pret Alban Hoxha.
1' Starton ndeshja në Ballsh, topi i parë shkelmohet nga Bylisi.