
Kategoria e Parë, java e 8-të
Ndeshje: Kategoria e Parë ka mbyllur ndeshjet e javës së 8-të të saj, teksa sot në fushë zbritën 10 ekipe. Ia kanë dalë të sigurojnë fitoren Vora, Bylis, Apolonia, Besa dhe Korabi.
Ballshiotët triumfuan 1-0 ndaj Lushnjes, teksa Abazaj do të ishte hreoi i këtij takimi. Po 1-0 triumfoi edhe Korabi ndaj Burrelit. Dragoj në minutën e 58-të do të ishte vendimtar në këtë sfidë me golin e tij.
Apolonia kalon pa probleme Luzin. Fierakët fitojnë 3-0 në transfertë dhe tashmë ngjisin “shkallët” në klasifikim. 2-2 p♪7rfundoi dueli mes Tomorit dhe Besës. Nga ana tjetër një surprizë të hidhur mori Kastrioti, me krutanët që u mposhtën me përmbysje 3-2 nga Vora. Skuadra e mërgjyshit koleksionon 3 pikët dhe tashmë shkon në kuotën e 15 pikëve në vendin e 4-të.
KASTRIOTI - VORA 2 - 3 (Jonatan 8', Edo 70'/ Tafa 15', Raboshta 45+1', Prenga 80')
Stadiumi: “Redi Maloku”
Arbitër: Kreshnik Cjapi
Formacionet zyrtare:
Kastrioti: Malaj, Baruti, Mezini, Qyra, Hodo, Kodra, Edo Dosseh, Jonatan, Zani, Saliaj, Cela.
Vora: Ruci, Ismajli, Shani, Raboshta, Vrapi, Raza, Dalipi, Sefa, Karaj, Acdiu, Tafa.
Komenti minutë pas minute:
80'- Vora kalon serish ne avantazh, Prenga mposht Malajn pas asistit te Sefas. 2-3 per Voren.
70'- barazohen serish shifrat ne Kruje, Kastrioti gjen golin me Edo
45+1'- Permbysen shifrat, Vora kalon ne avantazh ndaj Kastriotit. Raboshta mposht Malajn.
15'- Tafa sjell feste te Vora, barazohen shifrat.
8'- Kastrioti kalon ne avantazh, Jonatan gjen rrugen e rrjetes.
1’- Starton sfida në “Redi Maloku”, Kastrioti – Vora duan 3 pikët.
SFIDAT e tjera:
Bylis - Lushnja 1 - 0 (Abazaj 86')
Korabi - Burreli 1 - 0 (Dragoj 58')
Luzi - Apolonia 0 - 3 (Makuti 12', Umejiego 13', Bejzade 60')
Tomori - Besa 2 - 2 ( Fernando 31', 86'/ Spahiu 28', 63')