Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Brazili leksion serbëve, në Katar nis të kërcehet “Samba”

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Brazili leksion serbëve, në Katar nis të kërcehet

Brazil – Serbi 2-0

Kupa e Botës

Grupi G

Stadiumi: Lusail Iconic

Arbitër: Alireza Faghani

Ndeshja: Brazili ia ka dalë të triumfojë kundër Serbisë ndeshjen e parë të tyre në këtë botëror. Ndeshja e cila mbyll raundin e ndeshjeve të para në grupe, u vulos nga dygolëshi i Richarlison në shfirat 2-0.  Në grupin G, vendi i parë i takon Brazilit, ku në ndeshjen e radhës do të luaj kundër Zvicrës.

Pjesa e parë nisi furishëm për Seleçaot, por që forca e Serbisë në mbrojtje dha rezultat. Me startin e 45 minutave të dyta, Brazili arriti të realizonte me Richarlison, ku dilema për pjesmarrjen në Kupën e Botës ishte e dyshimtë. Sulmuesi i Tottenham pas një veprimi akrobatik në zonën e serbëve arriti të ndëshkonte dhe për herë të dytë duke vulosur shifrat e takimit.

Formacionet zyrtare:

Brazili: Alisson, Sandro, Silva, Casemiro, Danilo, Marquinhos, Neymar, Paqueta, Raphina, Richarlison, Vinicius

Serbia: Milinkovic, Pavlovic, Veljkovic, Milenkovic, Zivkovic, Lukic, Gudelj, Mladenovic, Tadic, Mitrovic, Savic

Komenti minutë pas minute:

90'+8' Mbyllet sfida

81' Fantastik Casemiro, trau i portës ndal golin e tretë

73' Richarlison mahnit tifozët, goli i dytë është fantastik

71' Zgjohen serbët dhe rrezikojnë portën e Alisson

62' Richarlison zhbllokon shifrat për Brazili, Serbia nuk rreziston më tepër

60' Danilo lëshon një "predhë" nga distanca, që "ngulet" në shtyllë

 

46' Nis pjesa e dytë

45'+1' Mbyllet pjesa e parë

35' Brazili i gjithi në sulm, Raphina bën çdo gjë mirë por gabon në goditjen e fundit

13' Neymar provon nga goditja e këndit, reagon mirë Milinkovic 

1' Starton sfida me topin e shkelmuar nga Brazili

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga