
Bayern Munich ka humbur 3 me 2 në transfertë përballë Bochum. Ndeshja ishte e vlefshme për javën e 22-të të Bundesligës, dhe pas kaq sfidash Bayern e sheh veten 8 pikë larg Leverkusen.
Trajneri i bavarezëve Tuchel me stafin e tij e shohin veten e tyre më pranë shkarkimit se kurrë. Kjo pasi gjërat nuk po shkojnë aspak mirë te gjigantët gjerman, që regjistrojnë 3 humbje radhazi.
Pjesa e parë përfundoi 2 me 1. Fillimisht shënoi Bayern me Musialan. Vendasit reaguan duke shënuan 2 gola në minutën e 38’ dhe 44’.
Gjatë pjesës së dytë, skuadrat shënuan nga 1 tjetër gol. Bochum ishte i pari që shënoi, teksa Kane ngushtoi shifrat sa për statistikë në minutën e 87’.
Ndeshja ra në sy dhe për vonesat, të cilat erdhën për shkak të protestave nga tifozët. Kujtojmë se ato po protestojnë vazhdimisht në çdo ndeshje, për investitorët e huaj që pritet të hyjnë pas lejimit nga Federata gjermane.
Golat në pjesën e parë: (VIDEO)
Golat e pjesës së dytë: (VIDEO)