
Barcelona ka mposhtur Atletico Madrid 0 me 3 në shtëpinë e këtyre të fundit. Lojtari i ndeshjes ishte padyshim Robert Lewandwski që shkëlqeu me golin e dytë të sfidës dhe dy asistë të dhuruar.
Goli i parë për katalanasit u shënua nga Joao Felix, kartonin e të cilit e zotëron vetë Atletico Madrid. Për të mbyllur ndeshjen mendoi Fermin Lopez, me golin e shënuar në minutën e 65’.
Kjo fitore çon Barcelonën në vendin e dytë, ndërsa numëron 8 pikë më pak se Real Madrid. Atletico Madrid mban vendin e pestë, që i përket Europa League me 1 pikë më pak se Athletic Bilbao.
Goli i shënuar nga Joao Felix: (VIDEO)
Goli i dytë, shënuar nga Lewandowski: (VIDEO)
Goli i tretë shënuar nga Fermin Lopez: (VIDEO)
Poll