
Interi ka triumfuar në transfertë përballë Lecces në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të të Serie A. Sfida që u zhvillua në stadiumin “Stadio Via del Mare”, përfundoi me fitoren e thellë 0-4 të miqve.
Serinë e “pokerit” të Interit e hapi asistimi i Asllanit për Lautaro Martinez në minutën e 15’, kur zikaltërit kaluan në avantazh. Pjesa e parë e kësaj sfide u mbyll pikërisht 0-1. Me nisjen e pjesës së dytë Interi ishte përsëri kërkues duke gjetur golin me Fratessin në minutën e 54’.
Një minutë më vonë Asllani u largua nga loja për t’i lënë vendin Barellas. Ndërsa në minutën e 55’ Martinez shënoi të dytin përsonal dhë të tretin për skuadrën. Teksa për të vulosur “pokerin”, mendoi De Vrij.
Me këtë fitore Interi shkon në kuotën e 66 pikëve, 9 më shumë se Juventusi i vendit të dytë, madje zikaltërit kanë edhe një ndeshje mangët. Në krahun tjetër, Lecce e Ylber Ramadanit mbetet në vendin e 14-të me 24 pikë të grumbulluara pas 26 javësh kampionat.
Asisti i Asllanit:
[video width="624" height="348" mp4="https://newsport.al/wp-content/uploads/2024/02/bandicam-2024-02-25-18-19-07-935.mp4"][/video]