
Real Betis i ka dhënë një asist Real Madrid, duke barazuar 1 me 1 ndaj Gironës. Këta të fundit ishin duke fituar 0 me 1 ndaj vendasve deri në minutën e 88, kur Pezzella barazoi 1 me 1.
Tashmë Girona është 3 pikë para Real Madrid, por me 1 ndeshje më shumë të luajtur. “Galaktikët” luajnë në orën 21:30 kundër Alaves dhe kanë fatin ta mbyllin të parët këtë vit në La Liga.
Kjo transfertë u kthye në zhgënjim për Gironën që e kishte në dorë fatin e takimit. Momenti i golit të barazimit nga Real Betis: (VIDEO)
Poll