Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ As Ibrahimovic nuk mjafton për Milanin, kuqezinjtë hap fals përballë Salernitanas

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ As Ibrahimovic nuk mjafton për Milanin, kuqezinjtë hap fals

Milan 1-1 Salernitana

(Giroud 45' / Dia 61')

Serie A

Java 26

Stadiumi: San Siro

Formacionet Zyrtare:

Milan (3-4-2-1): Maignan; Kalulu, Thiaw, Tomori; Saelemaekers, Bennacer, Krunic, Théo Hernandez; Brahim Diaz, Leao; Giroud.. Trajner: Stefano Pioli.

Salernitana (3-4-2-1):  Ochoa; Daniliuc, Gyomber, Pirola; Mazzocchi, Coulibaly, Bohinen, Bradaric; Candreva, Kastanos; Dia. Trajner: Paulo Sousa

Rastet e ndeshjes:

90+9' Përfundon ndeshja, Milani zhgënjen tifozët dhe ndalet nga Salernitana. Vetëm një barazim në San Siro dhe shkojnë në vendin e katërt me 48 pikë, dy më pak se Interi i vendit të dytë.

76' Kërkohet me çdo kusht goli, Ibrahimovic dhe Origi i shkojnë shumë pranë por Ochoa kthehet në hero.

71' Penallti për Milanin e fituar nga Bennacer por me ndërhyrjen e VAR, gjyqtari anulon festën e kuqezinjve.

61' Befasohet Milani, mbrojtja kuqezi i "hap rrugën" sulmuesit kundërshtar. Barazon Salernitana

46' Nis pjesa e dytë.

45+2' Mbyllet pjesa e parë.

45+1' Zhbllokohet ndeshja, Milani shënon me Giroud.

43' Fantastik portieri Maignan, i vetëm përballë sulmuesit Dia kthehet në mbrojtës dhe largon shpëton Milanin nga ndëshkimi.

37' Brahim Diaz driblon bukur tre lojtarë jashtë zonës dhe pason për Leaon i cili godet por topi shkon ngjitur me shtyllën.

34' Gabim trashanik nga Bennacer, kthen topin pas por portieri Maignan nuk largon siç duhet. Megjithatë gabon sulmuesi i Salernitanas.

23' Milani dominon lojën, krosim në zonë që devijohet tek Leao i cili godet por nuk arrin ta dërgojë topin në rrjetë.

14' Goditje dënimi për Milanin, provon Bennacer me të majtën por topi përplaset me murin dhe shkon jashtë.

1' Fillon ndeshja.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga