
Armando Sadiku u transferua në Bolivi për të luajtur me ekipin e Bolivar. Kjo lëvizje e sulmuesit të Kombëtares u kritikua shumë nga analistët sportivë dhe nuk zgjati shumë, ai nuk u ftua më nga trajneri Edi Reja për ndeshjet eleminatore të botërorit. Dje, elbasanasi ka qenë në fushë për 90 minuta në ndeshjen Jorge Ëilstermann - Bolivar, përfunduar me shifrat 0-0.
Edhe pse pritej që lojtari ynë të shkëlqente, një gjë të tillë jo vetëm që nuk e bën, por shpërdoron edhe mundësinë më të mirë të takimit. Në minutën e katërt skuadra e tij fiton penallti duke ia besuar pikërisht elbasanasit. Ai gjuan nga pika e bardhë e 11-metërshit, por portieri kundërshtar i mohon festën e golit.
Poll