
Prej disa muajsh në kryeqytet po punohet intensivisht për të ngritur "shtëpinë" e re të kuqezinjve, "Arenën Kombëtare". Tashmë gjithçka po shkon drejt përfundimit teksa ka përfunduar faza e parë e mbulesës së stadiumit.
Sikurse raporton "Shqipstadium", ka nisur të punohet për mbulesën përfundimtare. Shtëpia e re moderne e futbollit shqiptar ka marrë formë.
Dita-ditës po punohet me ritme të shpejta për t'i dhënë dorën e fundit këtij projekti madhështor që ka marrë jetë në kryeqytet. Kujtojmë që afati i mbarimit të "Arenës Kombëtare" është në mes të vitit të ardhshëm.
Poll