Albion Rrahmani ka shënuar golin e 14 në kampionatin rumun. Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës gjeti rrjetën përmes penalltisë me Rapidin e Bukureshtit, në ndeshjen e humbur 1 me 2 ndaj Farul Constanta.
Goli erdhi kur ndeshja ishte 0 me 2 për kundërshtarët dhe numërohej minuta e 85’. Pak kishte mbetur për t’u bërë dhe Rapidi i Bukureshtit doli pa pikë nga kjo ndeshje.
Bashkë me Albion Rrahmanin, këtë ndeshje e nisën si titullar dhe të përhershmit Ermal Krasniqi dhe Florent Hasani. Kjo ndeshje mbetet për t’u harruar, ndërsa gara për titullin kampion është me FCSB.
Goli i shënuar nga Albion Rrahmani: (VIDEO)