VIDEO/ Albers KEKO “çmendet” në stërvitje, Partizani publikon golin spektakolar
Shkruar nga NEWSPORT
Albers Keko ishte afrimi i parë i Partizanit në këtë merkato të verës. Sulmuesi në fakt kishte mbyllur marrëveshjen prej muajsh me të kuqtë të cilët blenë kartonin e tij nga Korabi. Sulmuesi 21-vjeçar shkëlqeu këtë sezon me dibranët duke shënuar 18 gola në të gjitha garat.
Pritet shumë nga ai teksa synimi kryesor është të gjendet një “Skuka i dytë”, me sulmuesin i cili doli gjithashtu nga Korabi. Keko është bashkuar me skuadrën në fazën përgatitore në Pogradec ku po stërvitet nën urdhërat e trajnerit Zoran Zekic dhe duket se po bën mjaft mirë.
Klubi i Partizanit ka publikuar një video të stërvitjes së sotme ku Albers Keko ka shënuar një gol spektakolar duke dribluar dy “kundërshtarë” dhe më pas lëshon një predhë me të majtën në trekëndësh.