
Alarm te Kombëtarja shqiptare. Ardian Ismajli është zëvendësuar në minutën e 42’ në ndeshjen që ekipi i tij, Empoli po luan momentalisht përballë Milanit në transfertë. Kuqezinjtë po udhëheqin me rezultatin 1-0.
Ismajli pësoi një dëmtim pikërisht në aksionin e golit të Milanit. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare kërkoi menjëherë zëvendësim, duke shqetësuar jo pak stafin e Empolit, por edhe duke alarmuar Sylvinhon. Nuk dihet nëse Ismajli ka patur ndonjë tërheqje apo është një dëmtim i një shkalle tjetër.
Tashmë priten vetëm kontrollet mjekësore, të cilat me shumë mundësi do të kryen ditën e nesërme. Një lajm aspak i mirë, duke patur parasysh që vetëm pak muaj na ndajnë nga fillimi i Europianit.
Momenti kur dëmtohet Ismajli dhe kërkon zëvendësim. (VIDEO)