Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ 90 minuta në fushë dhe gol, Kristjan Asllani udhëheq Interin drejt fitores me "aromë" titulli

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ 90 minuta në fushë dhe gol, Kristjan Asllani udhëheq

Inter 2-1 Genoa

Interi ka fituar në shtëpi përballë Genoas, ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të të kampionatit italian. Sfida e zhvilluar në stadiumin “San Siro”, përfundoi me fitoren 2-1 të vendasve.

Ishte Kristjan Asllani ai që i dha avantazhin zikaltërve në minutën e 30’ pas një topi të marrë nga Sanchez. Nga një kënd jo shumë i thjeshtë, mesfushori i Kombëtares lëshoi një “predhë”, ku gjeti golin e parë me fanellën e Interit. Vlen të theksohet se Asllani qëndroi gjatë gjithë 90 minutave në fushë, duke mos u zëvendësuar. Ndërsa golin e dytë për Interin e shënoi ai që asistoi Asllanin te i pari. Alexis Sanchez ktheu në gol një penallti të fituar nga Barella në minutën e 38’, duke mbyllur pjesën e parë me avantazh të dyfishtë.

Me nisjen e pjesës së dytë, Genoa u bë më kërkuese, duke gjetur edhe golin e parë me Vasquez në minutën e 54’, por ai gol u ç’vlerësuar duke mbetur thjeshtë si statistikë, pa mundur që ekipi të marrë 1 pikë.

Me këtë fitore, Interi shkon në kuotën e 72 pikëve, plot 15 më shumë se Juventusi i vendit të dytë. Në krahun tjetër, Genoa mbetet në vendin e 12-të me 33 pikë të grumbulluara.

FORMACIONET ZYRTARE:

INTER (3-5-2): Sommer: Carlos Augusto, de Vrij, Pavard: Dimarco, Mkhitaryan, Asllani, Barella, Dumfries: Sanchez, Martinez.

GENOA (3-5-2): Martinez: De Winter, Bani, Vasquez: Martin, Frendrup, Badelj, Messias, Sabelli: Retegui, Gudmundson.

Rastet e ndeshjes:

90+4' Mbyllet sfida, Interi fiton 2-1 ndaj Genoas.

54' GOOOOL! Genoa shënon, Vasquez ngushton diferencat. (VIDEO)

46' Starton pjesa e dytë e ndeshjes.

45+3' Pjesa e parë mbyllet 2-0 në favor të Interit.

38' GOOOOL! Sanchez dyfishon shifrat me penallti. (VIDEO)

31' GOOOOL! Asllani kalon Interin në avantazh. (VIDEO)

25' Sommer shpëton Interin nga goli, Genoa nis "kërcënimet". (VIDEO)

24' Barella pranë golit, por topi shkon mbi traun e portës. (VIDEO)

15' Shans i artë për Interin, portieri i Genoas kthehet në "hero". (VIDEO)

1' Starton sfida në Milano.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga