
FT Vllaznia 6 - 3 Dinamo (Diagne 15', Djurdjevic 34', Aralica 55', 70', Jonuzi 83', Mustedanagic 90+6' / Ibraimi 5', 67' (p), Skuka 72' )
NDESHJA/ Vllaznia ka fituar 6-3 me Dinamon në "Loro Boriçi". Pas nëntë vitesh skuadrat takoheshin në elitë, duke shfryrë me gola vitet e pritjes. Ndeshje e çmendur në Shkodër, me skuadrat që kanë treguar nivel të lartë loje dhe gabime.
Do duhej minuta e pestë që sfida të zhbllokohej nga miqtë me Ibraimin. Diagne do vendoste ekuilibrat në të 15 minutë, ndërsa në të 34 Djurdjevic do gjente përmbysjen për vendasit.
Pjesa e dytë do ishte e çmendur. Në të 55 minutë, Aralica gjeti golin e tretë, me Dinamon që do shkurtonte me Ibraimin nga pika e bardhë. Kur nuk kishin kaluar tre minuta, sërish Aralica do çonte shifrat në 4-2.
Nuk mbaron këtu spektakli, me Skukën që hap gjithçka pas dy minutash. Presioni i miqve nuk mjafton, me Jonuzin që do vuloste me një perlë shifrat 5-3. Në fund kishte vend edhe për të sapo futurin Mustedanagic për shifrat 6-3.
Me këtë fitore Vllaznia shkon në kuotën e nëntë pikëve në vendin e dytë. Dinamo merr humbjen e parë këtë sezon.
Kategoria Superiore, java 5 - 19:45
Stadiumi: "Loro Boriçi", Shkodër
Arbitër: Kridens Meta VAR: Eldorjan Hamiti
Formacionet zyrtare:
Vllaznia (4-3-3): Zogoviç, Kruja, Gurishta, Diagne, Hakaj, Krymi, Jonuzi, Heriç, Latifi, Djurdjevic, Aralica Trajner: Thomas Brdaric
Dinamo (4-3-1-2): Haziraj; Siljanovski, Sidibe, Imami, Isaevski; Abazaj, Demiri, Samake; Mihana; Ibraimi, Chinedu Trajner: Bledi Shkëmbi
Komenti minutë pas minute:
90+6' Mbyllet 6-3 ndeshja në Shkodër.
90+6' GOOL! Mustedanagic gjen golin e 6 te vendasit.
90' Gjashtë minuta shtesë.
90' Karton i verdhë për Isaevskin dhe Gurishtën.
89' Mustedanagic zë vendin e Djurdjevic te vendasit.
83' GOOL! FjoART Jonuzi realizon golin e ndeshjes. Mesfushori çon shifrat në 5-3 me një kryevepër.
79' Heric del i dëmtuar, Hoxha merr minutat e para te Vllaznia për këtë sezon.
72' GOOL! Skuka ngushton shifrat dhe gjen shpresën te Dinamo. Dy gola në pak minuta. 4-3 në Shkodër.
70' GOOL! Aralica gjen golin te vendasit. Një krosim nga këndi dërgohet në rrjetë.
67' GOOL! Dinamo hap ndeshjen me Ibraimin nga pika e bardhë e penalltisë. Ndërhyrja e Diagne cilësohet e parregullt, me Metën që sheh në VAR dhe akordon 11 metërsh.
65' Maliqi hyn te Dinamo, del Samake.
62' Vendasit presion për golin e 4, Harizaj dërgon topin në këndore.
58' Sërish Vllaznia, Aralica shmang edhe Harizaj, gabon në goditje.
55' GOOL! Vllaznia gjen golin e tretë me Aralica. Gjithçka nis nga Hakaj me një pasim te Latifi, me fantazistin që driblon mbrojësin mik dhe servir mjaft mirë për golin e tretë.
46' Patrik Bardhi dhe Skuka marrin vendin e Mihanës dhe Abazaj te Dinamo. Nis pjesa e dytë.
45+1' Mbyllet 2-1 pjesa e parë.
34' GOOL! Vllaznia kalon në avantazh me Djurdjevic. Malazezi ia hedh topin mbi trup Harizaj. Përmbysin shkodranët.
28' Harizaj mban portën e paprekur. Aralica vepron bukur dhe godet drejt portës, ndalet nga portieri.
21' Djurdjevic krijon iluzionin e golit te vendasit, topi ngjitur me portën e Harizaj.
15' GOOL! Diagne barazon pas një goditje me kokë. Dinamo lejon kundërshtarin të lirë në zone. Vendosen ekuilibrat në Shkodër pas 10 minutash.
13' Tiki-taka e Dinamos, aksioni me shumë pasime të sakta te miqtë nuk finalizohet.
11' Krymi provon te vendasit, ndal Sidibe topin që po shkonte drejt portës.
5' GOOL! Ibraimi kalon miqtë në avantazh. Gjithça nis me një pozicionim ta gabuar te vendasit, teksa në vijimin e aksionit Ibraimi kaon Dinamon në avantazh. Vllaznia proteston për pozicion jashtë loje, VAR akordon golin.
3' Jonuzi provon nga jashtë zone, loja ndalet më parë për faull.
1' Nis ndeshja me topin e parë shkelmuar nga miqtë.