Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

E BUJSHME/ Portieri i Partizanit i “bën dalje” futbollit, merr licencën si trajner në FSHF

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ Portieri i Partizanit i “bën dalje” futbollit, merr
Trajnerët me licencën UEFA C

Është mbyllur me sukses edicioni i radhës i kursit UEFA C për zonën e Tiranës. Në total u diplomuan 27 kursantë, mes tyre edhe 2 vajza.

Ceremonia e diplomimit u mbajt në “Shtëpinë e Futbollit”, ku morën pjesë anëtari i Komitetit Ekzekutiv, Abdyl Kuriu, si edhe stafi i Drejtorisë së Edukimit, Sulejman Starova, Alban Tafaj dhe Erion Stavri, të cilët përgëzuan të diplomuarit dhe u uruan suksese në rrugën e tyre të mëtejshme profesionale.

Në këtë edicion morën pjesë edhe disa emra të njohur të futbollit shqiptar, si Alban Hoxha, Klajdi Kuka dhe Shkëlzen Ruçi, por edhe raste të veçanta frymëzuese, si ai i Sabail Gjylit nga komuniteti i fëmijëve jetimë.

E BUJSHME/ Portieri i Partizanit i “bën dalje” futbollit, merr
Alban Hoxha me licencën UEFA C

Në kuadër të përgjegjësisë sociale, Federata Shqiptare e Futbollit i ka dhënë mundësinë Sabail Gjylit të ndjekë falas kursin UEFA C, duke mbështetur pasionin dhe dëshirën e tij për t’u formuar si trajner futbolli.

“Jam Sabail Gjyli nga Durrësi, nga komuniteti i fëmijëve jetimë. Kam ardhur në këtë kurs për pasionin dhe dashurinë që kam për futbollin. Falënderoj shumë Departamentin e Edukimit në FSHF që më dha këtë mundësi për certifikimin si trajner. Duke qenë se disponoj edhe statusin e fëmijës pa përkujdes prindëror, ky kurs u sigurua falas nga Federata Shqiptare e Futbollit. Jam shumë i kënaqur nga stafi, trajnerët dhe kolegët e kursit. Synimi im është që të ndjek edhe kursin UEFA B, për të ecur përpara drejt ëndrrës që kam pasur që i vogël për të drejtuar një ekip futbolli”, – u shpreh Sabail Gjyli për fshf.org.

Të diplomuarit me licencën UEFA C mund të ushtrojnë profesionin e trajnerit në futbollin amator, si edhe të punojnë si zëvendës-trajnerë në ekipet e moshave që marrin pjesë në garat e organizuara nga FSHF.

Poll

Lexo gjithashtu