
Kukësi 2-2 Tirana (Eze 24', Seferi 70', Cale 85', Ibraimi 89' )
Sapo ka përfunduar ndeshja mes Kukësit dhe Tiranës, me shifrat 2-2. Në minutën e 24-të, Eze realizon golin e parë pas një gabimi në prapavijën bardheblu. Për golin e barazimit duhet të prisnim minutën e 70-të, ku Seferi mposht me kokë Tafas. Në të 85-tën, Cale dhuron show dhe me një goditje të bukur përmbys shifrat. Gjithsesi, Ibraimi nuk pajtohet me këtë rezultat dhe lëshon një perlë. Kështu, Tirana dhe Kukësi marrin nga një pikë.
Kategoria Superiore
Ora 16.00
Arbitër: Indrit Myrtja
Elbasan Arena
FORMACIONET ZYRTARE:
Kukësi: Tafas, Baravykas, Bytyçi, Lulaj, Kotobelli, Demiri, Taipi, Limaj, Ibraimi, Gashi, Eze Trajner: Mirel Josa
Tirana: Bekaj, Vangjeli, Najdovski, Hoxhallari, Toshevski, Çelhaka, Batha, Ismajlgeci, Torassa, Cale, Seferi Trajner: Orges Shehi
Minutë pas minute:
90- Mbyllet takimi me shifrat 2-2.
89- GOLLL.... Ibraimi lëshon një predhë dhe gjen golin. Nuk mundet të bëjë asgjë Bekaj tani.
85- GOLLLLL... Tirana ka përmbysur gjithçka. Ka qënë pikërisht Elton Cale që shënon me një gol të bukur.
70- GOLLLL... Seferi realizon me kokë. Aksion i bukur nga Tirana me topin që shkon pas shpinës së portierit.
63- Seferi trondit shtyllen. Sulmuesi gjuan bukur, por ajo që e ndalon është vetëm shtylla.
60- Goditje dënimi për bardheblutë. Mundësi e mirë, në një pozicion të favorshëm.
50- Tirana kërkon golin e barazimit në këto minuta të para të fraksionit.
46- Nis pjesa e dytë.
45- Mbyllet pjesa e parë.
38- Gashi driblon mirë, futet në zonë por Bekaj bën mrekullinë. Superp pritje nga gardiani i Tiranës.
33- Dy raste të njëpasnjëshme për Tiranën. Fillimisht godet Seferi, por Tafas devijon. Më pas, Hoxhallari kërkon rrjetën, por topi shkon ngjitur me shtyllën.
24- GOOLL...Kukësi kalon në avantazh. Eze shënon pas një gafe të Çelhakës. Futbollistit bardheblu i rrëmbehet topi, me lojtarin e verilindorëve që më pas nuk e ka të vështirë për të "tundur rrjetën".
15- Gashi kroson për te Eze, por sulmuesi godet lehtë. Gjithçka e thjeshtë për Visar Bekaj, i cili e ka në duar topin.
7- E pabesueshme çfarë bën Seferi. Sulmuesi është i vetëm me portierin por nuk realizon.
4- Cale provon të befasojë Tafas. Ideja ishte e mirë, por nuk ia del dot të shënojë.
1- Nis ndeshja.